Sipas kushteve ruse, sportistët kosovarë nuk janë të barabartë me të tjerët
Pëlqej
Sportistët e Kosovës vazhdojnë të përballen me telashe të natyrës politike. Sa herë që ngjarjet mbahen në vende që nuk e njohin shtetin e Kosovës ekziston mundësia që sportistët kosovarë të mos trajtohen të barabartë me sportistët e tjerë.

Këtë shpesh në të kaluarën e kanë provuar xhudistët, si sportistët më të mirë në vend. Dhe prapë para xhudistëve është vendosur një barrierë e natyrës politike, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe ka rezervuar e paguar biletat, ekipi i Kosovës në xhudo nuk pritet të marrë pjesë në turneun e madh Masters, që më 16 e 17 dhjetor mbahet në St. Petersburg të Rusisë.

Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të ranguar në botë, ndërsa Kosova e ka të drejtën të garojë dhe po ashtu ka paraqitur për të garuar Nora Gjakovën në kategorinë deri 57 kilogramë dhe Distria Krasniqin në kategorinë deri 52 kilogramë. Organizatori rus këtë javë ka dalë me një kërkesë, që tashmë është e papranueshme për palën kosovare.
Shtuar më 07/12/2017, ora 10:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori