Sipas Mundo Deportivo, Ronaldo do të vendosë se cili lojtar do të vijë tek Reali
Qëndrimi i Cristiano Ronaldos në Real Madrid do të ketë një ndihmesë shumë të madh në lojtarët që klubi spanjoll do t’i transferojë gjatë merkatos së verës.

Portugezi ka mbushur 33-vjeç dhe po vazhdon të jetë një lojtar i rëndësishëm për “Los Blancos”, pasi golat e tij ka rënë ndjeshëm këtë sezon.

Por siç raporton e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” sugjeron se derisa Ronaldo është ende lojtar i Real Madridit, ai është i palumtur sepse dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në botë.

5 herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar vetëm 24 gola në të gjitha garat deri më tani Galaktikët që renditen në vendin e tretë në kampionatin spanjoll, La Liga.

Megjithatë, prezenca e tij në klub do të thotë se ai do të jetë vendimtarë në blerjet e reja të klubit gjatë verës. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori