Sir Alex, 26 vjet Mbret i "Pallatit të Ëndrrave"
Kur në 6 nëntor 1986 ai shkelte i përhumbur për herë të parë në portat e "Old Trafford", askush nuk guxonte ta imagjinonte se 26 vjet më vonë, në moshën 70-vjeçare, "Teatri i Ëndrrave" do të ishte ende streha e tij. Askush nuk guxonte të imagjinonte se këtë të premte (23 nëntor), përpara "Old Trafford" do të inaugurohej dhe statuja e tij përpara stadiumit legjendar.

Më 22 nëntor të 26 viteve më parë, Alex Ferguson (nuk ishte bërë ende Sir) debutonte në "Old Trafford" kundër QPR-së, rivalit që për ironi të fatit do ta ketë përballë edhe këtë javë. Skocezit nga Glasgow i ishte besuar një klub i madh, por jo madhështor, sepse ishte koha kur ligjin në Angli e bënte Liverpool.

Vinte nga stoli i Aberdeen dhe Ron Atkinson nuk i kishte lënë as më shumë e as më pak, por një skuadër në vend të 21-të (një pozicion nga fundi), me Norman Outside, Paul McGrethin dhe Brian Robsonin e alkoolizuar dhe mpi peshë. /albeu.com/



Statistika interesante:

1 - 37-trofe të rëndëisishëm (12 tituj Premier Lige, 2 Champions, 5 "FA Cup", 3-trofe në sezonin 1998-99.

2 - 45-Rekordi i United pas pësuar humbje në të gjitha kompeticionet.

3 - 9-0 Fitorja më e thellë e skocezit, kundër Ipswich Town në Old Trafford në vitin 1995.

4 - 6-1 humbja më e thellë e Fergusonit, sezonin e shkuar ndaj rivalëve të Manchester City.

5 - 26 vite priti Manchester United për të fituar sërish titullin përpara se t’ia jepte Sir Alex në vitin 1993.


6 - 30.75-milionë paund i pagoi Tottenham-it për të transferuar Dimitar Berbatov në 2008-ën. Blerja më e shtrenjtë e klubit.

7 - 80 milionë paund shiti Cristiano Ronaldon te Real Madrid një vit më vonë (2009). Transferimi më i shtrenjë i historisë.

8 - 625.000-paund shpenzoi për të transferuar Denis Ajruin, i konsideruar nga Ferguson si blerja më e mirë e tij e cila ka justifikuar çdo qindarkë. Mbrojtësi i majtë irlandez erdhi nga Oldham në vitin 1990 dhe u largua nga "Teatri i Ëndrrave" pas 368 ndeshjesh (2002).

9 - 60.000-paund ishte paga vjetore e tij kur mori drejtimin e Manchesterit më 6 nëntor 1986.

10 - 5-milionë paund është paga e tij aktuale.

11 - 7-vjet pa i dhënë intervista BBC-së pas polemikave që shkaktoi programi investigativ "Panorama" për djalin e tij Jason. Ky i fundit u akuzua se shfrytëzonte emrin e të atit për marrëveshjet e tij si menaxher futbolli.
City-n për sa kohë Fergi drejton rivalët e qytetit.

12 - 17 është numri i ndeshjeve që ka munguar Ferguson në stol për shkak të pezullimeve.
Shtuar më 23/11/2012, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori