Sir Alex: Nuk e lëshojmë më kreun
Jo më larg se një ditë më parë, mediat angleze shkruanin se Pol Pogba e kishte hedhur në erë marrëveshjen me Juventusin dhe rinovuar me “djajtë e kuq”. I aktivizuar në 15 minutat e fundit të ndeshjes me West Bromwich, fantazisti francez, i cili kishte arritur një parakontratë me italianët (4- vjeçare me 25 mijë euro në javë) ka pranuar të rinovojë me anglezët.

Ndërkohë, pasi ka siguruar shërbimet e talentit 18- vjeçar, Alex Ferguson u thotë rivalëve të Manchester City se tani që ekipi i tij mori kreun nuk ka për ta lënë më atë: “Ne nuk jemi nervozë. Kemi eksperiencën për të tilla situata dhe kjo na ndihmon. E treguam këtë edhe në takimin ndaj Bromwich. Ishim 1-0 dhe tifozët mendonin që të tregoheshim më të kujdesshëm, por ne vazhduam lojën tonë dhe ia dolëm”.

Ndërkohë që diferenca mund të thellohet edhe shumë, ndërsa City ka një kalendar të fortë, ndryshe nga United, që do të ndeshet me një ekip që është shumë pranë rënies nga kategoria, Wolverhampton. Ndërkohë që më 21 mars ekipi i Mancinit do të luajë përballë Chelsea. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2012, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori