Siria akuzon Barçën: Po ndihmon rebelët (VIDEO)
FC Barcelona
Barcelona është në qendër të një komploti për të ndihmuar rebelët në Siri që të largojnë presidentin Bashar Al-Asad. Kjo është hipoteza në dukje e pabesueshme e hedhur nga rrjeti televiziv sirian, “Al Dunya”.

Ky televizion ka publikuar një video të një ndeshjeje ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërsa folësi shpjegonte pretendimin se skemat e aplikuara nga skuadra e Pep Guardiolës I shërbejnë kundërshtarëve të pushtetit dictatorial për kondrabandën e armëve.

Në këtë video, të transmetuar në dhjetor të vitit të kaluar, moderatori shpjegonte sesi lojtarët e Barçës përfaqësojnë kondrabandistët, ndërsa topi cilësohej si pozicioni ku ndodheshin armët.

Gjithmonë sipas teorisë së “çmendur” së televizionit sirian, në momentin kur Lionel Mesi pason topin, ky është një mesazh që armët I kanë mbërritur rebelëve në Dir al-Zur. Video në fjalë ka qenë në qendër të kritikave dhe talljeve nga mjaft media arabe.

Ky nuk është rasti I parë kur televizioni “Al Dunya” hedh dyshime se një ngjarje sportive përdoret për të larguar Al-Asad nga pushteti. Në të kaluarën një komentator i “Al Jazeera”-s është akuzuar se ka kritikuar presidentin sirian gjatë kronikës së ndeshjes ndërmjet Sirisë dhe Bahreinit. /albeu.com/

Ja videoja e Televizionit Shtetëror të Sirisë:

Shtuar më 19/03/2012, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori