Sistem "kameleon", ja skemat e Pep Guardiolës
Pëlqej
Trajneri Pep Guardiola vitin e kaluar integroi sistemin 4-1- 4-1 me Lahmin në mesfushë. Ndërsa në sezonin e tij të dytë te Bajerni, takticieni spanjoll po përgatit një sistem duke u bazuar te stabiliteti dhe fleksibiliteti. Që në fillim të fazës përgatitore, Bayern Munchen luan me tre mbrojtës duke u bazuar te sistemet 3-4-1-2 ose 3-4-2-1, 3-4-3.

E veçanta e sistemit - Pothuajse çdo lojtar merr përsipër të paktën dy role njëkohësisht. Fleksibiliteti është kriteri bazë i filozofisë së Guardiolës.

Badstuber si "libero" - Qendërmbrojtësi i sapokthyer luan në qendër të trekëndëshit defensiv, duke nxjerrë në pah anët e forta dhe fshehur dobësitë. Në momentin që ai ngacmohet nga sulmuesit, ai shpërndan topin në krahë duke marrë edhe rolin e “5″-s e duke rilindur liberon, rolin e Beckenbauerit në kohën e tij. Badstuber është mjeshtër i pasimeve vertikale në thellësi, duke “dribluar” në ajër disa lojtarë.

Qendërmbrojtësit avancojnë - Pranë Badstuberit luajnë Martinez dhe Alaba, dy mesfushorë defensivë. Gjatë zotërimit të topit ata spostohen përpara, duke dalë nga roli i tyre dhe duke i dhënë më shumë dominancë mesfushës. Alaba depërton në sulmin e jashtëm, si dhe në zonën “10″ provon teknikën dhe forcën e gjuajtjeve të tij. Në momentin që humbin topin, falë përgatitjes së tij atletike, tërhiqet në pozicionin e tij në mbrojtje. Martinez dhe Alaba kanë shumë liri dhe në momentin që avancon njëri, tjetri duhet të qëndrojë pranë Badhtuberit.

Mbrojtës “flutur” - Ky lloj sistemi përmban dy mbrojtës “falsë” anësorë, ku Bernat pozicionohet në të majtë dhe Rafinha ose Hojbjerg në të djathtë. Në momentin që kundërshtari kundërsulmon Bayernin nga e majta, Bernat bën presing dhe Rafinha tërhiqet duke formuar katërkëndëshin defensiv. Në këtë formë zhvendosja e sistemit i jep siguri mbrojtjes dhe mban në gatishmëri ofensivën për kundërsulm.

Dirigjentë në qendër - Në qendër të mesfushës Guardiola ka integruar një sistem të ri me një dyshe qendrore. Në momentin që Rode spostohet në vertikale dhe bën presing përpara, talenti Gianluca Gaudino zë hapësirat dhe i jep qëndrueshmëri ndërtimit të lojës. 17-vjeçari nuk është Pirlo, por nuk bën gabime.

Ribery-Lewandowski - Edhe në ofensivë fleksibiliteti është i paparashikueshëm. Ribery ka një rol shumëdimensional, duke dhënë asiste sa nga e majta, në qendër dhe ofensiva e djathtë. Këtë rol e bëri edhe ndaj Wolfsburgut. Por, francezi ka gjetur një partner dhe driblues solid, Lewandowskin. Qendërsulmuesi bën shpesh rokada me Ribery dhe golat kanë qenë të shumtë. Treshja sulmuese kompletohet me Pizarron. Peruani nuk merr rolin e një sulmuesi të djathtë klasik, por të një mesfushori “flutur”. Jo më kot Pizarro është pozicionuar edhe si “10″ në mesfushë. Falë teknikës dhe eksperiencës, surprizat e tij nuk kanë munguar si ndaj Wolfsburgut në golin e shënuar nga Rode, 2-0. Filozofia e Guardiolës ka nevojë për lojtarë inteligjentë dhe polivalentë. Sistemi i tij është "kameleon", ku moduli shndërrohet sa 3-4- 3, në 4-3-3. /albeu.com/











Shtuar më 04/08/2014, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori