Situata e Alex Sandro të rrënqeth mishin
Juventusi i ofron Alex Sandros kontratën e re prej 84,000 euro në javë ndërsa Chelsea është i gatshëm të paguajë rekordin botëror prej 61 milionë euro për rikthim të plotë të lojtarit. Kampionja e Serie A i bëri një ofertë rinovimi për 26-vjeçarin, por Chelsea mund ta kalojë atë me një pagë prej më shumë se 100,000 euro në javë.

Antonio Conte dëshiron dhe mbrojtësin e bardhzinjve, pas marrëveshjeve të arritura me Antonio Rudiger dhe Tiemoue Bakayoko që mendohet të jenë afër përfundimit.

Klubi i Serie A i ka thënë brazilianit se ai duhet të bëjë një kërkesë transferimi nëse dëshiron të largohet. Juventus ka tentuar ta shtyjnë qëndrimin etij edhe për një sezon më shumë me premtimin se do ta lejojnë largimin e tij verën e ardhshme, përcjell Albeu.com.

Juventusi thuhet se po përdor nënshkrimin e propozuar të yllit të Real Madridit Danilo për të zëvendësuar Dani Alves si motiv për të mbetur Sandro.

Chelsea është favoriti për ta pasur brazilianin, por Sandro një mik i ngushtë i Danilos që ka luajtur së bashku në Porto, mbetet përparësia e tyre kryesore.

Blues kishte një ofertë prej 52 milionë euro për Sandro që u hodh poshtë muajin e kaluar, por mendohet Chelsea nuk do të tërhiqet edhe nëse Juventus rrefuzon ofertën e dytë prej 61 milionësh. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori