Situata e Neymar është shqetësuese, flet mjeku i tij
Neymar vazhdon të vuaj nga lëndimet dhe e fundit i ndodhi sot.

Ylli i PSG u largua vetëm pas 12 minutësh në ndeshjen miqësore kundër Nigerisë pasi ka ndjerë dhimbje.

Mjeku i Kombëtares së Brazilit ka thënë se gjendja e tij është shumë shqetësuese.

"Pas ndeshjes nuk ka ndjerë dhimbje. Situata është shqetësuese, sigurisht. E provoi të vazhdonte, donte të vazhdonte, por më pas e kuptoi se nuk ishte rasti për të rrezikuar. Duhet parë në analiza të detajuara për të kuptuar se çfarë problemi ka vërtetë, nëse bëhet fjalë për muskujt, apo për diçka tjetër", ka thënë trajneri Rodrigo Lasmar, mjeku i tij te Brazili.
Shtuar më 13/10/2019, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori