Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur lidhur me situatën momentale të sulmuesit Luis
Suarez.
Uruguaiani rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe humbi ndeshjen ndaj ish klubit, Barcelona, ndërsa pavarësisht që ka kaluar dy javë vazhdon të rezultojë pozitiv në analizat e koronavirusit.
Tekniku argjentinas ka theksuar se
nëse Suarez nesër rezulton
negativ, atëherë do i lejohet të luajë, mirëpo
nëse vazhdon të jetë pozitiv, atëherë do luajë të shtunën.
"Virusi është i çuditshëm.
Nëse nesër del
negativ, mund të jetë i gatshëm. Ai dëshiron t’i ndihmoj skuadrës".
"Ndihet mirë, dëshiron të jetë me skuadrën. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti. Që të rikthehet njëjtë, të jetë
negativ në rezultat.
Nëse nuk luan nesër, do luajë të shtunën", deklaroi ai.
Suarez këtë edicion në La Liga ka realizuar pesë gola në gjashtë paraqitje.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 08:47