Situatë alarmante në Serie A, Juventusi dhe Interi në karantinë
Pas lajmit që mbrojtësi Daniele Rugani është testuar pozitiv për koronavirus, Juventus dhe Inter kanë reaguar duke dërguar të gjithë stafin dhe lojtarët në karantinë.

Kjo pasi mbrojtësi i Juventusit ishte pjesë e skuadrës, në përballjen ndaj Zikaltërve të dielën.

Përveç se me bashkëlojtarët, Rugani ka pasur kontakt edhe me futbollistët e Inter.

Kësisoj, të dy klubet kanë vendosur që lojtarët e tyre t’i dërgojnë në karantinë për t’u testuar.

Shumë shpejt pritet të dalin rezultatet edhe për futbollistët dhe stafin e testuar.
Shtuar më 12/03/2020, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori