Situatë alarmante, sportisti italian bëhet vullnetarisht shofer ambulance
Lojtari i ragbit, Maxime Mbanda ka ‘ndërruar’ profesionin e tij për t’i shërbyer popullit italian në luftën kundër koronavirusit.

Mbanda ka filluar të punoj si shofer ambulance në Parma.

Me maskë dhe kostumin mbrojtës Mbanda nuk hezitoi të shërbej në zonat më të prekura të Italisë nga korona virusi.

"Kur gjithçka u anulua në ragbi, unë pyesja veten se si mund të ndihmoja, madje edhe pa ekspertizë mjekësore," tha sportisti italian.

Po ashtu ai tha që nëse njerëzit do të shihnin të njëjtën gjë që sheh ai në spitale nuk do të kishte radhë para supermarketeve.
Shtuar më 22/03/2020, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori