Situatë dramatike në Spanjë, Barcelona këshillohet ta mbajë Camp Noun të mbyllur deri në vjeshtë
Specialisti i sëmundjeve infektive, Oriol Mitja, e ka këshilluar Barcelonës ta mbajë stadiumin Camp Nou të mbyllur për tifozët deri të paktën në vjeshtrë, për ta minimizuar rrezikun e infektimit masiv me koronavirus.

Gjatë një intervistë të dhënë për radion katalonase RAC1, Oriol Mija, i cili punon për spitalin Can Ruti në Badalona të Barcelonës, e theksoi rëndësinë e vetizolimit.

Ai theksoi se në Spanjë mund ta kenë mundësinë së shpejti që të lehtësohet masat e garantimit nga qeveria, mirëpo qytetarët nuk duhet të lirohen më shumë sesa që duhet, pasi që kjo mund ta shkaktojë një valë të dytë të infektimeve me Covid-19.

Kur u pyet për zhvillimin e ndeshjeve që tashmë janë pezulluar kudo në Evropë, përveç në Bjellorusi, Mitja e theksoi rëndësinë e pezullimit të të gjithë eventeve derisa të kalojë kjo krizë në Spanjë.

"Vetizolimi është mënyra e vetme efektive për ta kontrolluar virusin, përderisa nuk ka ende asnjë produkt farmaceutik në dispozicion për ta trajtuar këtë sëmundje", tha Mitja.

"Camp Nou është më mirë të mbahet i mbyllur për tifozët deri në vjeshtë, që të mos rrezikohet një infektim masiv".
Shtuar më 04/04/2020, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori