Situatë e tensionuar në Bjellorusi, Kombëtarja "izolohet" në hotel
Pas afro 2 orë fluturim, Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Minsk për ndeshjen e 4 shtatorit në Bjellorusi, vend në të cilin kanë shpërthyer protestat kundër presidentit Lukashenko.

E teksa vendi atje u është nënshtruar masave strikte, kuqezinjtë nga aeroporti u "ngujuan" drejt e në hotel, teksa nuk pritet të ketë dalje sonte, për shkak të situatës aspak të qetë.

Për ekipin do të jetë një situatë thuajse izolimi në Bjellorusi, për të shmangur çdo problem të mundshëm, teksa delegacioni pritet të bëjë lëvizje të kufizuara, nga aeroportihotel, në qendrën stërvitore, stadiumin e ndeshjes dhe më pas në aeroport për kthimin në atdhe.

Shtuar më 02/09/2020, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori