S'ka birra për Ancelottin dhe Bayernin, Mavraj fiton "bastin" (VIDEO)
Bayerni vijon të vuajë pasojat e humbjes në mesjavë në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madrid. Skuadra që drejtohet nga Carlo Ancelotti është ndalur në shtëpi në një barazim 1-1 ndaj rivalëve të Koln në një duel që dhuroi shumë emocione.

Nuk ishte një ndeshje brilante për bavarezët, të cilët madje në disa raste rrezikuan që të dilnin edhe pa pikë nga fusha e tyre. Mbrojtësi ynë Mërgim Mavraj ishte në fushë për 90 minuta duke dhuruar një ndeshje mjaft të mirë, pasi arriti të frenonte një sulmues të frikshëm si Levandovski.

Bayerni kaloi e para në avantazh në minutën e 40-të, ndërkohë që goli i barazimit për miqtë erdhi nga Modeste në minutën e 63-të. Bayerni ruan kreun me 16 pikë, e ndjekur nga Herta me 12, dhe Dortmundi me 12 por me një ndeshje më shumë për të luajtur. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2016, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori