S'ka marreveshje me Barcelonen
Albeu.com
Barcelona ka mohuar spekulimet rreth arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Cesc Fabregas për afatin kalimtar të verës.
Mediet spanjolle kishin shkruar të mërkurën se kapiteni i Topxhinjëve ka arritur marrëveshje gojore për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ish klubin e tij.

Por, gjiganti katalan ka publikuar një komunikatë duke mohuar spekulimet. “Barcelona mohon të ketë zhvilluar çfarëdo marrëveshjeje me futbollistin. Barcelona dëshiron të theksojë se gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me Arsenalin”, thuhet në komunikatë.
Shtuar më 11/02/2010, ora 05:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori