S'ka më justifikime, Van Gaal ka një ekip 379 milionësh (FOTO LAJM)

ROONEY - 27 milionë sterlina
Pëlqej
Pasi dështoi në tre ndeshjet e para të sezonit Louis Van Gaal që sot e tutje i ka të ndaluara hapat false. Tekniku holandez nuk ka më asnjë justifikim pasi gjatë merkatos së verës iu plotësuan të gjitha dëshirat nga drejtuesit e Manchester United.

Aktualisht ai ka ekipin më të kushtueshëm në Premier League, duke lënë pas Chelsean e Jose Mourinhos apo Cityn e Manuel Pellegrinit. 17 futbollistët bazë të United kanë një vlerë totale prej 379,4 milionë stterlinash, ndërsa futbollisti më i shtrenjtë është Angel Di Maria me 59,7 milionë.

Vetëm porta dhe mbrojtja kanl një vlerë prej 104,7 milionë sterlinash (David de Gea, Phil Jones, Chris Smalling, Rafael, Rojo, Shaw and Blind).

Vetëm në merkaton e verës "Djajtë e Kuq" kanë shpenzuar 215 milionë, më shumë se çdo klub tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori