"S’ka më tregim dashurie mes Lampard dhe Chelseat"
Pëlqej
Jose Mourinho thotë se tregimi i dashurisë së Frank Lampard me Chelsean ka përfunduar, pasi 36-vjeçari shënoi golin e barazimit për Manchester Cityn ndaj ish-skuadrës së tij.
"Frank Lampard është lojtar i Manchester Cityt. Kur ju vendosni të shkoni te një rival i drejtpërdrejtë, atëherë tregimi i dashurisë mbaron”.

“Unë nuk besoj në tregimet e pasionit dhe zemrës, ndoshta jam shumë pragmatik në futboll. Ai e ka bërë punën e tij si profesionist”.

“Të flasësh për Frank është të flasësh për të kaluarën time me Frank – lojtari që ai ishte për mua dhe çfarë kuptimi ai ka në karrierën time”.

“Unë kurrë nuk lodhem duke folur për të, por nga momenti që ai është lojtar i Man Cityt, nuk flas për lojtarët e skuadrave tjera”.

“Unë jam menaxher i Chelseat dhe flas për lojtarët e mi, dhe lojtarët e mi bënë një punë fantastike”, ka thënë portugezi për Sky Sports.
Shtuar më 22/09/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori