S'ka vend te Zvicra, Brahimi "troket" te Kosova
Pëlqej
Mërgim Brahimi pritet të jetë përforcimi i radhës për Përfaqësueses e Kosovës në miqësoret e ardhshme. Futbollisti 22-vjeçar, i cili aktivizohet me Aarau në kampionatin zviceran, e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’iu bashkuar skuadrës që drejtohet nga Albert Bunjaki.

Në fakt, nëse i referohemi të shkuarës së lojtarit, mund të themi se ky është një hap pas në karrierë. Brahimi ka qenë pjesë e rëndësishme e Shpresave të Shqipërisë, por krejt papritur ai vendosi t’i bashkohej Zvicrës, me argumentin aspak bindës se e ka të vështirë të komunikojë me pjesën tjetër të ekipit. Por edhe në përfaqësuesen helvete, 22-vjeçari nuk gjeti hapësirë, duke u aktivizuar vetëm në një takim me U-21.

Konkurrenca e fortë në mesfushën zvicerabe e bën të pamundur grumbullimin e tij nga Vladimit Petkoviç. E duke mos patur mundësi të tjera zgjedhjeje, Brahimi ka vedosur të "trokasë" në dyert e Kosovës, që sigurisht në realitetin e sotëm, ka nevojë për lojtarë cilësorë që luajnë jashtë. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori