Skandal! Baptista kundërshtarit: Shëno një tjetër (VIDEO)
Skandal në futbollin brazilian. Ish-sulmuesi i kombëtares së Seleçaos, Julio Baptista është mbërthyer nga kamerat, teksa i kërkon lojtarëve kundërshtarë që të shënojnë në portën e ekipit të tij. Tre javë përpara përfundimit të kampionatit, Vasco de Gama dhe Cruzeiro u përballën me njëra-tjetrën në fushë, me rezultatin 2-0 për vendasit, sulmuesi shikohet teksa i kërkon një mbrojtësi kundërshtar që të shënojnë golin e tretë.

Sfida nuk kishte kurrfarë rëndësie për Cruzeiron, pasi skuadra kishte fituar kampionatin që një javë më parë ndërsa kishte shumë rëndësi për Vascon që është në garë për mbijetesën.

Në fund sfida përfundoi 2-1 dhe goli i tretë u shënua, vetëm se nga lojtarët e Cruzeiros.

Pas takimit i pyetur për këtë cështje, Baptista deklaroi se e kishte shqiptuar atë frazë, por fjalët e tij kishin ardhur për shkak të një debati me mbrojtësin dhe ishin shkëputur nga konteksti i plotë i bisedës.

Gjithsesi Federata Braziliane e futbollit ka marrë përsipër hetimin e kësaj çështje dhe do t’ia kalojë atë për hetim të mëtejshëm drejtësisë sportive. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2013, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori