SKANDAL/ E pabesueshme kjo dëshmi : Bleva arbitrin dhe droguam futbollistët e PSG!
Më shumë se 25 vjet më vonë, hija e korrupsionit rishfaqet mbi fratiifigurën e Bernard Tapie, presidentit që fitoi nën mandatin e tij, të vetmen Kupë Europiane që qëndron në vitrinën e Olympique de Marseille, shkruan Albeu.com

Në një artikull të publikuar nga “Le Monde”, Marc Fratani, një ish-bashkëpunëtor i Tapie për 30 vjet, akuzoi ish-ministrin se gjatë kohës që ishte president i Marseille ka blerë arbitra dhe droguar futbollistët e skuadrave rivale gjatë periudhës 10-vjeçare kur udhëhiqte skuadrën më të suksesshme në Francë.

Në një nga Klasiket e Francës, kundër Paris Saint Germain, Fratani pretendon se ka korruptuar arbitrin e ndeshjes në një takim të mëparshëm dhe detajoi se si ka droguar futbollistët e PSG, duke injektuar një substancë të ndaluar në shishet plastike të ujit.

“Një herë kam marrë pjesë në blerjen e një arbitri. Ishte një ndeshje kundër PSG në Paris. Një ditë pas ndeshjes isha me atë në një vend diskret ku kishim rënë dakord. Në atë ndeshje kundërshtari u destabilizua edhe nga përdorimi i drogës, substancës Haldol, që e injektuam me shiringë në shishet e tyre të ujit dhe u siguruam që ata konsumuan gjithçka të manipuluar”, deklaroi ish-deputeti i parlamentit. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori