"Skandal, futbollistët e Vllaznisë i përzun nga restoranti"
Gazetari Drilon Xhepollari ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA ku foli për përpjekjet e futbollit shqiptar për rifillimin. Vllaznia ka bojkotuar stërvitjen vetëm 3 ditë pas rifillimit pasi futbollistët nuk janë paguar.

Një situatë tepër e vështirë për kuqeblutë, të cilën Xhepollari e cilësoi skandaloze. Sipas tij nëse Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk mblidhet futbollistët do të bojkotojnë stërvitjen dhe do të largohen nga klubi, pasi në 31 maj iu përfundon kontrata.

Gjithashtu Xhepollari foli edhe për rifillimin e Bundesligës dhe situatën në Premier League.
Shtuar më 22/05/2020, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori