Skandal i madh ne futboll, UEFA: 40 trukime
Albeu.com
Bota e futbollit do te shokohet ne fillim te nentorit, atehere kur UEFA te beje publike listen e 40 ndeshjeve te trukuara. Ne nje interviste per te perditshmen holandeze “Algemen Dagbland”, Karel Dont, anetar i njesise ...... antikorrupsion ne UEFA ka denoncuar xhiron e basteve dhe fiksimin e rezultateve, duke paralajmeruar se kjo do te jete ceshtja me e madhe e korrupsionit, e zbuluar ndonjehere. “Eshte ceshtja me e madhe e korrupsionit qe kemi zbuluar ndonjehere. Jemi shokuar”, tha per gazeten holandeze Karel Dont.

“Shumica e dosjes tashme eshte kompletuar dhe kemi prova te pakundershtueshme. Mashtrimet dhe trukimet kane ndodhur ne shume vende te Europes dhe ne jemi ne gjendje ta vertetojme kete”, tha eksperti i UEFA-s. Duke iu referuar gazetes holandeze, UEFA ka theksuar se do te merrem masa mjaft te rrepta per klubet dhe lojtaret e perfshire ne kete hetim, pjesa me e madhe e te cilave eshte nga Europa Lindore.

Zyrtari i njesise antikorrupsion ne Uefa, nuk ka bere publik emra skuadrash, pasi ceshtja eshte nen hetim, megjithate ne kete liste te zeze, nuk eshte cudi te jete emri i ndonje skuadre shqiptare, te cilat prej vitesh jane lakuar per fiksimin e rezultateve ne kupat europiane.
Shtuar më 13/10/2009, ora 04:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori