Skandal me Kupën e Botës në Katar, punëtoret nuk paguhen
Pëlqej
Katari edhe pse njihet si një vend shumë i pasur, është përfshirë në një skandal që lidhet me Kupën e Botës në vitin 2022.

Bëhet fjalë për pagesat e punëtorëve që nuk janë paguar nga ky shtet.

Lajmin e ka bërë të ditur, Amnesty International ku sipas një raporti puna e dhjetra emigrantëve që kanë qenë duke punuar në qytetin ku do të mbahet finalja e Kupës së Botës të vitit 2022 në Katar ka mbetur e papaguar.

“Kontraktuesi Mercury MENA është në borxh prej mijëra dollarëve ndaj punëtorëve për shkak se ende nuk i ka paguar për punën e tyre, duke i lënë kështu ata të pastrehë dhe pa para”, shkruan Amnesty International.

FIFA i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Amnesty International, duke thënë se ky problem nuk është i lidhur drejtpërdrejtë me turneun e Kupës së Botës.

Grupi thuhet se përbëhet nga 78 punëtore nga Nepali, India dhe Filipinet. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2018, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori