Skandal me stadiumin e Romës, në pranga 9 persona për korrupsion
Pëlqej
Planet e Romës për të ndërtuar një stadium të ri, hasin një pengesë të re, pasi këtë të mërkurë, 9 persona janë arrestuar për korrupsion në lidhje me arenën e re që pritet të ndërtohet në kryeqytetin italian.

Mes të arrestuarve nga Karabinierët italianë, është edhe inxhinieri kryesor, Luka Parnasi, si dhe 6 kolegë të tij. Prokurorët thonë se janë bërë pagesa ilegale në para “cash”, për punëtorë jo ekzistentë dhe për këshillime.

Presidenti amerikan i Romës, James Pallotta, e ka prezantuar që në mars 2014 këtë projekt, duke deklaruar që do ishte gati për sezonin 2016-17, por ende ndërtimi nuk ka nisur. Gjithsesi, prokurorët thonë se klubi i Romës nuk është i përfshirë në këtë skandal. Kosto e projektit llogaritet në rreth 1.6 miliardë euro, duke përfshirë më shumë se 200 milionë euro financime publike. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori