E FUNDIT/ Aksident në Tiranë, makina plagos këmbësorin
SKANDAL/ Mesazh kërcënues sulmuesit të Kategorisë së Parë
Diçka krejtësisht e pazakontë ka ndodhur dje me sulmuesin nigerian të Shkumbinit, Majkëll Ejoh, i cili është kërcënuar para ndeshjes në Burrel se është më mirë të mos zbresë në fushë se do ta vrasin.

Në adresën e tij në “Instagram”, futbollisti i Shkumbinit ka marrë një mesazh kërcënues nga një profil, me shumë mundësi fals, ku shkruhet se “ata kanë për ta vrarë nëse luan në Burrel dhe se kanë për të goditur me grushte nëse bën gol”.

Nigeriani është munduar ta kalojë me humor, duke shkruar në profilin e tij se për këtë që ka ndodhur, ai do të shënojë 2 gola. Nga ana tjetër, klubi peqinas i ka garantuar mbështetje maksimale sulmuesit Ejoh shkruan panorama.

Ai ka pohuar për gazetën se do të jetë në fushë, në ndihmë të Shkumbinit për këtë ndeshje të vështirë, duke treguar profesionalizmin e tij. Ejoh është aktivizuar vite më parë me Burrelin, ndërkohë që i ka shënuar këtij ekipi në ndeshjen e fazës së parë.

Shtuar më 07/12/2019, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori