Kampioni i botës në peshat e
mesme në kategorinë WBO, Billy Joe
Saunders ka rezultuar pozitiv në testet antidoping. Boksieri britanikt numëron në karrierën e tij plot 26 fitore dhe asnjë humbje.
Lajmin e ka konfirmuar
presidenti i WBO-së, Francisco Valcarcel përmes një komunikate ku bëri të ditur se britaniku do të pezullohet për 6 muaj.
“B.J.
Saunders ka dorëzuar vullnetarisht
titullin kampion bote të peshës së
mesme dhe ka kërkuar publikisht ndjesë për shkeljen e rregullave”, tha
presidenti i WBO. Tashmë
Saunders do të rikthehet të duelojë sërish në verën e vitit të ardhshëm, por nuk dihet nëse do të kërkojë të duelojë për
titullin kampion bote. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018,
ora 12:49