Skandal në Federatën e Futbollit të Spanjës, akuza për shpërdorim të parave
Skandal ekonomik në federatën e futbollit në Spanjë. Kështu e nis shkrimin gazeta “Marca” që publikon lajmin për shpërdorimin e 2 milionë eurove me urdhër të ish-presidentit Larrea.

Për ta denoncuar këtë rast ishte presidenti aktual, Luis Rubiales, i cili thotë se federata ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme dhe tani nuk mund të kthehen pas paratë.

“Jam shumë i zhgënjyer për faktin se drejtuesit e mëparshëm kishin parashikuar udhëtime luksi me familjarët e tyre. Më duket një skandal i madh, por kontratat janë mbyllur dhe këto agjenci dhe paratë nuk kthehen. Ky dëm mund të shkojë 2 milionë euro. Kjo nuk është politika ime. Nuk jam për këto lloj marrëveshjeje. Por, urdhrin e ka dhënë Larrea dhe bëhet fjalë për një udhëtim ku përfshihen 155 persona dhe ka rezervime luksi në hotelet e Rusisë”, ka thënë presidenti Luis Rubiales.

“Nuk kam folur ende me lojtarët sepse e kam pasur axhendën shumë të zënë. Por do të flas me ta dhe dua që të jenë të përqendruar. Por, shpenzimet e çmendura që janë bërë do të ndikojnë te premiot për Botërorin”, theksoi ai. Rubiales konfirmoi se Fernando Hierro do të jetë drejtori sportiv i kombëtares dhe do ta ndihmojë me eksperiencën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori