Skandal në Librazhd, lojtari i Sopotit rrëshket në zonë dhe arbitri akordon penallti (VIDEO)
Këtë fundjavë që lamë pas, Sopoti dhe Gramshi e mbyllën 1-1 sfidën e javës së 11-të në grupin A të Kategorisë së Dytë. Por, në rrjetet sociale po qarkullon një penallti absolutisht inekzistente, e akorduar për ekipin nga Librazhdi.

Arbitër kryesor ishte Ditmar Jubica, dhe ai e dha këtë penallti në minutën e 28, kur një lojtar i Sopotit rrëshkiti në zonë, dhe pamjet tregojnë qartë se nuk ka pasur asnjë kontakt.

Protesta e ekipit gramshiot ishte e madhe, por kryesori ishte i bindur, bashkë edhe me anësorin. Gjithsesi, penalltia e goditur nuk u çua në rrjetë nga Mirel Çota.
Shtuar më 12/12/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori