Skandal në Sofie, tifozët "zhveshin" trajnerin (VIDEO)

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Sofie me rastin e prezantimit të Ivaylo Petev, trajneri i ri i Levski Sofia, klubi legjendar bullgar, fitues i 26 kampionateve. Gjatë konferencës për shtyp disa ultras të skuadrës i kanë marrë fanellën teknikut duke e detyruar më pas të braktisë edhe sallën e konferencave.


I konsideruar si një prej trajnerëve më të mirë bullgarë të gjeneratës së fundit, Petev është akuzuar nga tifozët e Levksit si tifoz i CSKA Sofie, klub rival i kryeqytetit bullgar. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori