Skandal në Spanjë, ja pse ra Villareal (VIDEO)
Villareal ra nga kategoria, por duket se pas rrëzimit të tyre fshihet një plan i mirëfilltë, madje edhe hije për trukim. Në Spanjë kanë dyshime të forta se në ndeshjen Rayo Vallecano-Granada, në të cilën vendësit fituan 1-0 me një gol në kohën shtesë, ky rezultat u siguroi mbijetesën të dy ekipeve.

fakt, në qendër të dyshimeve është vënë pikërisht futbollisti i Vallecanos, Michu, ndaj të cilit kanë arritur të zbulojnë një bisedë që ka pasur me shokët e ekipit duke i lexuar buzët. Sapo kanë marrë vesh lajmin se Atletiko e Madridit kishte shënuar gol dhe Villareal po humbiste, ai ka shkuar tek futbollistët e Granadës dhe u ka kërkuar që t’u lënë një gol, pasi Villareali po humbiste.

Në bisedën që Michu ka pasur, mendohet t’u ketë rrëfyer shokëve të skuadrës: "Sapo mora vesh rezultatin e Villarealit, u thashë futbollistëve të Granadës që të na linin një gol, pasi edhe ata e kishin siguruar tashmë mbijetesën. Ata më kërkuan që të betohem, pasi nuk ishin të sigurt. Gjithsesi, ia dolëm mbanë!".

fakt, vetëm një aksion pas bisedës që ai ka pasur me lojtarët kundërshtarë, erdhi edhe goli i fitores me anë të Tamudos, në minutën e 94-t. Me këtë rezultat dhe me fitoren gjithashtu të dyshimtë të Zaragozës ndaj Getafes, ishte "nëndetësja" ajo që e pësoi.

Dyshimet e fitores në transfertë të Real Zaragozës, vijnë për faktin se plot tre futbollistë të Getafes morën kartonë të kuq, me veprime tepër të papërgjegjshme në fushë duke i lejuar rivalit që ta ketë tepër të lehtë marrjen e tri pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori