Skandal në Spanjë, kapiteni i skuadrës së njohur në hetim për trukime ndeshjesh
Radio spanjolle “Cope” ka ngritur dyshimet për një tjetër shitje ndeshjeje në kampionatin spanjoll. Bëhet fjalë për ndeshjen Getafe-Vilareal, e luajtur në javën e fundit të sezonit 2018/19, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.

Dyshimet janë ngritur për kapitenin e Getafes, Jorge Molinam, për të cilin mendohet se ka komunikuar me disa persona të tjerë në telefon ditën e ndeshjes për të rënë dakord mbi rezultatin dhe për të fituar para në baste sportive.


Ndeshja u luajt në datë 18 maj dhe përfundoi me rezultatin 2-2. Getafe mbeti në vendin e pestë duke siguruar Europa Ligën, por edhe po të fitonte nuk shkonte dot në Champions për shkak se Valencia fitoi dhe rrëmbeu vendin e katërt. Ndërsa Vilareal kishte dalë prej kohësh nga gara për kompeticionet Europiane sepse ishte në vendin e 14-të.

Sipas “Cope”, policia ka kërkuar regjistrimet e bisedave telefonike të Jorge Molinas për të parë nëse ka folur me Pako Esteban, personi që dyshohet për bastvënien dhe cila ka qenë përgjigja e kapitenit të Getafës.

Shtuar më 15/05/2020, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori