Skandal në Vlorë, krimbi masakron tapetin e stadiumit të Flamurtarit (FOTO LAJM)

Skandal me fushën e stadiumit “Flamurtari”. Ndodh e njëjta histori ku duket se ka marrë rrugë përkeqësimi i gjendjes së saj.

Një lloj i veçantë krimbi që është “vdekjeprurës” për barin dëmtoi një sipërfaqe të tapetit të stadiumit të Vlorës në vitin 2017 dhe duket se, që prej atij momenti, fusha nuk po e merr më veten.

Nëpërmjet fotove shihet se në të cilën gjendet sot fusha e stadiumit “Flamurtari”. Disa kohë më parë, fushës i është hedhur ilaç për të mos u dëmtuar nga krimbi, por duket se është tejkaluar masa dhe punëtorët në vend ‘të vinin vetullat, kanë nxjerrë sytë’, duke dëmtuar barin.

Por, situata vijon që të jetë e tillë dhe e rënduar. Fushës i është hedhur sërish ilaç. Në shfaqjen e këtij krimbi kanë ndikuar edhe temperaturat e ulëta.
Shtuar më 26/01/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori