Skandal racizmi në Paris: Mbappe hebre, bir k... (FOTO LAJM)

Disa parulla ofenduese kundër Kylian Mbappe, kanë shtangur Francën. Në vagonët e metrosë në Paris, janë parë disa parulla që nuk kanë ofenduar vetëm lojtarin, por gjithë Francën siç thuhet nga organet e shtetit.

Mbappe hebre, bir k…” – ishte një nga parullat ndaj lojtarit të PSG. Autoritet kanë nisur menjëherë kërkimin për ata që kanë bërë këtë akt. Ndërkohë kompania e transporteve në Paris ka vënë në dispozicion të policisë pamjet filmike të kamareve në metro.

Mbape ka lindur në Francë. Origjina e tij është afrikane, pasi i ati është nga Kameruni ndërsa e ëma nga Algjeria. “Nëse sulmohet një qytetar për ngjyrën e lëkurës, është sulmuar e gjithë Franca”. Ky ishte qëndrimi i Lidhjes Ndërkombëtare kundër racizmit. Gjithashtu edhe Federata ka lajmëruar se do të ketë masa të rrepta në rast se do të ketë akte apo kore raciste në stadium. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori