Skandal seksual, gruaja kap "mat" yllin e kombëtares me prostitutën (VIDEO)
Pëlqej
Ylli i Spartak Moscow, Denis Glushakov, 31-vjeçar, po relaksohej në dhomën e avullit përpara një ndeshje të madhe, kur bashkëshortja e tij, Daria, 27 vjeçe, një kirurge dentare, e kapi në flagrancë.

Ajo filmoi përplasjen me të shoqin teksa ai doli i zhveshur, mbuluar vetëm nga një peshqir, duke tentuar t’i rrëmbejë telefonin, teksa ajo pretendon se e ka kapur kapitenin e ekipit në “krim” e sipër shkruan telesporti.

Daria, mamaja e dy fëmijëve të futbollistit akuzoi:

“Ata po qëndronin bashkë në tavolinë, kishte verë dhe fruta. Ajo ishte ulur në prehrin e tij, e zhveshur, ndërsa ai mbante një peshqir”.

Momente më vonë, duke filmuar videon, ajo e akuzon:

“Ja ku ndodhet prostitute e tij! Ja ku është. Edhe ai”.

Më pas ajo e etiketon femrën tjetër si dashnoren e tij sekrete. Skena e saunas është shndërruar në virale në Rusi, ndonëse femra misterioze ishte veshur shumë shpejt në momentet kur Daria e ka filmuar në video.

Vetë Glushakov, ka mohuar të ketë qënë në dhomën e avullit me një prostitutë, por ndërkohë përmes avokates së tij, futbollisti pranoi se ndodhej aty me një mikeshën e fëmijërishë, të quajtur Kristina.

Ylli i përfaqësueses së Rusisë deklaroi se ai dhe gruaja e tij ishin ndarë që përpara se ajo të krijonte atë stuhi mediatike përmes filmimit në sauna. Ndërkohë, avokatja futbollistit, Marina Dubrovskaya akuzoi gjithashtu bashkëshorten e të përfaqësuarit të saj, Daria për tradhëti.
Shtuar më 23/09/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori