SKANDAL/ Shpullë gjyqtarit, mbrapa jepet direkt penallti (VIDEO)
Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Kastriotit dhe Egnatia në javën e parë të Kategorisë së Parë.

Ndeshja ishte në barazimin 2-2 dhe u mendua se gjithçka do të mbyllej në atë mënyrë, por drejtori sportiv Gazmend Vogli ka goditur gjyqtarin e katërt.

Shpullë e qartë që nuk merr as reagimin e Policisë që ndodhet 2 metra larg, ndërsa më pas, si me magji... Kastrioti fitoi një penallti dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2.

Për delegatin dhe vëzhguesin, nuk ndodhi asgjë... Kthehemi në vitet e errëta të futbollit shqiptar, kur ligjin e bënte më i forti.
Shtuar më 19/09/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori