Skandal te Brescia, presidenti i klubit vë me shpatulla për muri Emanuele Ndojin
Një skandal i vërtetë ka përfshirë skuadrën e Seria A dhe më konkretisht futbollistin e kombëtares shqiptare, Emanuele
Ndoj. Edhe pse ishte një nga
futbollistët kyç në rrugëtimin e Brescia drejt elitës së futbollit italian, mesfushori kuqezi ka marrë një kërcënim të hapur nga
presidenti i klubit, Massimo
Cellino.
Ai ka kërcënuar
Ndoj si dhe dy futbollistë të tjerë se nëse nuk e ndryshojnë agjentin e tyre nuk do të jenë pjesë e skuadrës në sezonin e ri.
Futbollistët,
Ndoj, Alfredo Donnarumma dhe Bruno Martella përfaqësohen nga agjenti i njohur, Mario Giuffredi. “Mendja” e Elseid Hysaj ka reaguar, duke deklaruar:
“Më vjen keq.
Cellino ka krijuar një situatë të vështirë. Djemtë kërkojnë që të mos qëndrojnë më në Brescia, pasi klima e krijuar nga
Cellino është e keqe. Ne do të shikojmë për të ardhmen, por ajo që ndodh është me të vërtetë serioze. Çdo lojtar është i lirë që të zgjedh agjentët e tij dhe për këtë unë jam gjithmonë në dispozicion për të folur për klientët e mi. Nëse
presidenti Cellino do të këmbëngulë në këtë qendrim, do të largohemi”-pohoi Giuffredi.
Shtuar më 15/06/2019,
ora 09:44