Plas te Roma, arrestohet agjenti-manjak
Agjentët e futbollit janë bërë shpesh e koka të mëdha krimi. Rasti më i fundit u parandalua në kryeqytetin italian, Romë, ku një 53 vjeçar, i cili pretendonte se ishte agjent futbolli, përfundoi në prangat e policisë fqinje.

Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, por njihet si MG, sipas "La Gazzetta dello Sport", thuhet se do t'u afrohej lojtarëve të rinj dhe do t'i premtojë atyre karrierë të mëdha në futboll. Pasi të fitonte besimin e tyre, ai do të abuzonte me ta. /Oranews/

Parandalimi i tij ndodhi jashtë fushës stërvitore të të rinjve të Romës, Trigoria, me MG që nisi kontaktet me 3 futbollistë minoren. Abuzimi i trajnerëve dhe persoanve të sportit me futbollistë të ndryshëm është përhapur shpesh në ditët e fundit, sidomos në shtetin anglez.
Shtuar më 25/05/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori