SKANDAL/ Trajneri godet me shpulla lojtarët pasi nuk arritën rezultatin e dëshiruar VIDEO)
Një
video me trajnerin e të rinjve të Kajseri Mejenspor në dhomat e
zhveshjes, ka
filluar të bëjë xhiron e internetit.
Të rinjtë e kësaj skuadre që luajnë në futbollin amator të Turqisë, nuk arritën rezultatin e dëshiruar në ndeshje, dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit.
Halit Kurt i mërzitur nga loja e ekipit të tij, vendosi t’i dënojë
lojtarët e tij në dhomat e
zhveshjes.
Tekniku turk shihet në
video teksa godet
lojtarët e tij me shpulla, nga i pari te i fundit. Kjo
video menjëherë ka
filluar të bëjë xhiron në rrjetet sociale, teksa në Turqi e quajnë si një skandal.
Shtuar më 25/10/2019,
ora 17:17