Skandal trukimesh, arrestohet trajneri në kampionatin e rëndësishëm europian
policiabelge
Në futbollin e Belgjikës ka shpërthyer skandali i ndeshjev e të trukuara. Autoritetet përkatesë belge janë duke kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve që dyshohen si të përfshira.

Në listën e përpiluar nga policia belge bëjnë pjesë skuadra si Club Brugge, Standart Liege, Genk dhe Anderlecht. Prokuroria ka nisur menjëhera hetimet për trukime, korrupsion dhe pastrim parash. Sipas autoriteteve belge, është arrestuar trajneri i Club Brugge, Ivan Leko i cili u arrestua në ambientet e shtëpisë së tij.

Federata Belge e Futbollit ka dalë në një komunikatë për shtyp ku e cilëson ngjarjen si shumë të rëndë duke dëmtuar imazhin ndërkombëtar të futbollit belg. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori