SKANDAL / Ultrasit e klubit dhunojnë lojtarët e tyre (FOTO LAJM)

Një çmenduri totale ka ndodhur në qendrën stërvitore të Sportingut të Lisbonës, ku rreth 50 tifozë ultras të skuadrës kanë sulmuar lojtarët dhe stafin teknik, teksa ishin duke kryer seancën stërvitore.

Të maskuar për të mos u njohur, ata kanë goditur me rripa e shkopinj, trajnerin Jorge Jesus dhe disa lojtarë të skuadrës.

Nga ky incident ka mbetur i plagosur edhe sulmuesi holandez Bas Dost, ndërsa plagë më të lehta kanë marrë lojtarë si Acuna, Rui Patricio, William Carvalho, Misic dhe Battaglia. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori