SKANDAL / Xhelal Mziu deklaroi rezultatin e saktë të ndeshjes Vllaznia-Laçi
Pak minuta para ndeshjes Vllaznia-Laçi, kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, deklaroi se do të ishin shkodranët që do të fitonin ndaj Laçit, madje edhe me rezultatin e saktë, 1-0.

“Kam informacion se fiton Vllaznia. Premion që i kishin premtuar e ka marrë Laçi! Vini baste se fiton Vllaznia 1-0″, deklaroi Mziu.

Por deklarata e tij rezultoi të ishte e vërtetë, dhe në fund, Vllaznia fitoi me një gol të Sukajt ndaj Laçit. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori