SKANDAL/ Zbulohen dy ndeshjet e kurdisura në La Liga, u paguan deri në 400 mijë euro
Një skandal i madh ka shpërthyer në La Liga orëve të fundit. Ish menaxheri i Osasunas, Angel Vizcay ka zbuluar se skuadra e tij i kishte kurdisur dy ndeshje.

Dallaveret ishin bërë gjatë edicionit 2012-2013 dhe 2013-2014. Skuadra kishte paguar 400 mijë euro për të fituar ndeshjen ndaj Getafes, gjë e cila kishte ndodhur ngase Getafe u mposht me rezultat 1-0.

Më pas, Osasuna kishte paguar 250 mijë euro për të marrë një barazim te Betis.

Por, Osasuna kishte bërë edhe pagesa të tjera ngase kishe dhënë para për skuadrat e tjera që të merrnin pikë në duelet me skuadrat që luftonin për mbijetesë.

400 mijë euro ishte paguar Betisi për të mposhtur Valladolin. Një prej pagesave dëshmitari ka thënë se është bërë në një garazh të një shtëpie private.

Antonio Amaya Jordi Figueras dhe Xavi Torres ishin tre futbollistët që kishin marrë paratë në garazhë. Prokuroria spanjolle ka nisur hetimet intensive rreth këtij rasti.
Shtuar më 21/01/2020, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori