Lojtarët e kombëtares së Anglisë vazhdojnë të përfshihen nëpër skandale.
Jadon Sancho,
Tammy Abraham dhe Ben Chilwell janë tre
lojtarët që sot kanë zënë vend kryesor në mediet britanike.
Tre
lojtarët anglezë raportohet të kenë thyer protokollet anti-Covid-19.
Ylli i Borussia
Dortmund është paraqitur në surprizën e ditëlindjes për
Tammy Abraham.
Në ditëlindjen e lojtarit të Chelsea ishte edhe shoku i tij i skuadrës, Ben Chilwell.
Ky lajm ka nevrikosur edhe drejtuesit e
Dortmund, pasi Sancho së fundmi nuk ka luajtur dhe nuk është stërvitur me skuadrën, duke u deklaruar me sëmundje.
Shtuar më 05/10/2020,
ora 10:58