Skandali i "Goal", vendos Kosovën si pjesë të Serbisë (FOTO LAJM)

Një ndër agjencitë më të mëdha të lajmeve sportive "Goal. com" kanë bërë një gafë të madhe.

Faqja e njohur ka publikuar një hartë ku shihen të gjitha shtetet e konfirmuara që marrin në Kampionatin Europian 2020.

Siç mund ta shihni në foton më poshtë "Goal" ka gabuar pasi ka vendosur Kosovës si pjesë të Serbisë.

Kosova është shtet i pavarur që nga viti 2008, por gjithsesi dikush fatkeqësisht ende nuk ka informacion për këtë ose mund të jetë e qëllimshme.

Pavarësisht komenteve të shumta nga tifozët shqiptarë, "Goal" ende nuk ka marrë iniciativë ndryshimin e hartës edhe pas tetë orëve nga postimi.

Kujtojmë që përfaqësuesja e Kosovës ka edhe një shans për tu kualifikuar në Kampionatin Europian nëpërmjet ndeshjeve "Play Off" në Ligën e Kombeve.
Shtuar më 20/11/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori