Skandali me femrat në hotel, Fonden flet për herë të parë dhe preket
Phil Foden dhe Manson Greenwood thyen rregullat anti-Covid në Islandë në ndeshjen e Anglisë kundër kombëtares ishullore. Ata takuan dy vajza të reja dhe për këtë arsye u përjashtuan nga ndeshja e radhës kundër Danimarkës.

Futbollisti i Manchester City-t ka thyer heshtjen dhe ka kërkuar falje. “Kam ndjekur shpërndarjen e lajmeve në medie dhe dua të kërkoj falje. Dua t’i kërkoj falje Gareth Southgate, shokëve të kombëtares angleze, stafit, tifozëve, klubit dhe familjes time.

“Kur mora ftesen nga trajneri për këto ndeshje, reagimi im i parë ishte një ndjenjë krenarie. Të vishja atë fanellë dhe të debutoja për Anglinë është një privilegj i jashtëzakonshëm.

“Jam lojtar i ri dhe dua të mësoj shumë, por ndërkohë kam shumë përgjegjësi duke përfaqësuar Manchester City-n dhe Anglinë. Mora një vendim të gabuar që nuk i përmbush pritshmëritë për mua.

“Thyeva protokollin e COVID-19 dhe rrezikova veten time dhe shokët e ekipit. Si pasojë do të mungoj në ndeshjen kundër Danimarkës dhe diçka e tillë të vret. Do të marr një mësim të fortë nga kjo pikë”, – tha ai.

Shtuar më 07/09/2020, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori