Skandali në Serbi, ja si e quajnë Kosovën kompanitë e basteve

Kosova më 5 shtator në Turku përballet me Finlandën në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2018.

Kompanitë e basteve, duke marrë parasysh që kjo është ndeshja e parë në një Kupë Bote, i kanë vënë koefiçent 7 fitores skuadrës së drejtuar nga Albert Bunjaki.

Por në Serbi vazhdojnë skandalet, ku në një pikë basti atje nuk bie në sy numri i koefiçentëve të ndeshjes, por emri se si është paraqitur Kosova. Në këtë pikë bastesh Kosova është quajtur “Kosova është Serbi”.
Shtuar më 03/09/2016, ora 10:35
Ilir
e Shtunë 3 Shtator 2016, Ora 11:19
Mir mir qe e shkrujn ashtu se Ka ende shqiptar qe nuk mbushen me mend!!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori