Skandali në ndeshjen ndaj Shqipërisë, reagon Griezmann
Antoine Griezmann, ka komentuar skandalin që ndodhi mbrëmë në ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë.

Ky takim nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi vendasit ngatërruan himnin e Kombëtares së Shqipërisë duke e lëshuar atë të Andorras.

Për ta vazhduar skandalin spikeri i ndeshjes iu drejtues lojtarëve dhe tifozëve shqiptarë si armen.

Gjelat e fituan ndeshjen me rezultat 4-1, por gjithsesi skandali i ndodhur mori vëmendjen e të gjithë medieve botërore.

Ishim shumë të befasuar. Ishim të shokuar. Një gabim i rëndë që s’do të duhej të përsëritej”, ka thënë Griezmann.

“Pritëm, dhe lëshuan himnin e tyre. Edhe neve do të na lëndonte njësoj”.

Në grupin H, Franca prin me 12 pikë, aq sa ka edhe Turqia dhe Islanda në pozitat respektive dy dhe tre, ndërkohë Shqipëria me gjashtë pikë pozicionohet e katërta.
Shtuar më 08/09/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori