Skandali prek Napolin, tre lojtarë paditen nga Prokuroria
Prokuroria e qytetit të Napolit ka depozituar padinë për 600 qytetarë të cilët kanë përdorur korrupsionin për të siguruar një patentë makineje.

Tre nga këta persona janë lojtarë të ekipit të Napolit të drejtuar nga Gatuzo.

Prokuroria ka bërë të ditur emrat e tyre, të cilët ishin Koulibaly, Ghoulam dhe Callejon.

Por skandali thellohet më shumë, pasi kanë dalë edhe detajet e këtij skandali. Koulibaly dhe Ghoulam kanë shkuar për të dhënë provimin e patentës, por kanë dalë nga institucioni pa e kryer atë.

Ndërsa nga ana tjetër Callejon nuk është lodhur aspak, pasi patenta i ka shkuar në shtëpi.

Pritet që ekzaminuesit e provimeve të patentës të arrestohen me burg, ndërsa tre lojtarëve t’u hiqet menëjherë lejeqarkullimi dhe tu adresohet një gjobë si ndëshkim.

/SportEkspres/
Shtuar më 11/09/2020, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori