Skandali seksual, 4 vajza refuzojnë Kombëtaren
Nga dje ka nisur grumbullimi i kombëtare të femrave në futboll për ndeshjen eliminatore ndaj Greqisë.

Deri të dielën, më 24 janar, skuadra e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli do të stërvitet në Pogradec për të udhëtuar më pas drejt Trikallës, ku më 27 janar do të përballet me ekipin helen.

Por mësohet, se katër vajza shkodrane të përhershme në ekip, konkretisht Ambra Gjegji, Luçie Gjini, Esmeralda Frangaj dhe Megi Doçi, kanë refuzuar të bëjnë pjesë në ekipin kombëtar dhe nuk kanë udhëtuar drejt Pogradecit.

Pasi është kontaktuar edhe më njerën nga këto vajza, motivi është personal dhe, më së shumti, ajo ka lënë të kuptohet se familjarët e këtyre vajzave nuk kanë dashur që të shkojnë në grumbullim me kombëtaren pas skandalet seksuale të përfolura kohë më parë dhe të bëra objekt i medias, raporton "Sport Ekspres".

Ja dhe lista e futbollisteve të grumbulluara nga trajneri Altin Rraklli për ndeshjen ndaj Greqisë:

Portiere: Pellumbesha Gjyli, Marigona Zani

Mbrojtese: Albina Rrahmani, Valbona Lipa, Egzona Selimi, Denisa Proto, Sara Maliqi, Arbiona Bajraktari, Fitore Govori

Mesfushore: Dafina Memedov, Geldona Morina, Aurora Seranaj, Lavdie Begolli, Cyme Lulaj, Saranda Hashani

Sulmuese: Suada Jashari, Furtuna Velaj, Arta Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2016, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori