Skena të çmendura pornografike në arenën e finales së Champions
Gradualisht futbolli po bëhet gjithmonë e më gjigant, përherë e më i gjërë e i shpërndarë. Flitet shpesh për atë në televizion, në radio, madje edhe nëpër kinema janë shfaqur shpesh filma e dokumentarë mbi këtë sport.

Madje, nga sot, mesa duket, bota e futbollit po afrohet gjithmonë e më shumë edhe me kinemanë për të rritur, atë me dritakuqe.

Pikërisht, sepse producenti i famshëm i filmave pornografik, Ignacio Allende, i njohur në art me emrin Torbe, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjet një videoklip me dritakuqe.
Një xhirim që zgjat 16 minuta, i regjistruar pikërisht para dyerve të stadiumit që do të presë finale e Champions League, "Wanda Metropolitano".

Referuar raportimeve të "El Mundo Deportivo", regjistrimet janë xhiruar në mes të ditës dhe video e publikuar në faqen e producentit shoqëruar me dixhiturën:

"Një seri e re e serialit Sex in Public. Me këtë rast ju prezantojmë një skenë në “Wanda Metropolitano", të Madridit, me disa probleme teknike. Shpresoj t’ju pëlqejë kjo skenë e çmendur. /albeu.com/

Shtuar më 27/04/2019, ora 22:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori